Rrëmbehet dhe përdhunohet një 13-vjeçare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një 13 vjeçare është marrë me forcë dhe është përdhunuar nga një 26-vjeçar gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës.

Nikolin Samara, dyshohet se ka marrë me forcë vajzën minorene me inicialen M.G dhe e ka çuar atë në një banesë të vjetër, ku ka kaluar gjithë natën, raporton Noa.

Mobi Casa

Denoncimi është bërë në polici nga familjarët. Forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë gjatë orëve të mëngjesit, Nikolin Samarën.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza për “rrëmbim dhe përdhunim”./Indeksonline/