UBT

Rrafsh 250 mijë euro gjobë PTK’së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Për shkak të shfrytëzimit të kundërligjshëm të brezit frekuencor, ART e ka dënuar PTK’në me 250 mijë euro. Express mëson se menaxhmenti i PTK’së e ka neglizhuar kalimin nga brezi frekuencor 900 megaherc në atë 1800 megaherc. Afati i fundit për ta bërë këtë ka qenë deri më 17 gusht të këtij viti. Në PTK nuk pranojnë se janë dënuar.

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit e ka dënuar PTK’në rrafsh 250 mijë euro. Bordi i këtij rregullatori ka konstatuar se menaxhmenti i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend ka bërë shkelje të ligjit në përdorimin e brezit frekuencor.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Naser Shala, anëtar i bordit të ART’së.

“Për shkak të vazhdimit të përdorimit të paautorizuar të resurseve frekuencore, mosrespektim të vendimit të ART’së, Bordi ka vendosur t’i shqiptojë masën e dënimit në vlerë prej 250,000 euro”, ka pohuar Shala.

Fundamenti

Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë, por pritet të zyrtarizohet më së largu deri të premten.

Për të njëjtën arsye muaj më parë PTK ishte dënuar nga ART me 150 mijë euro, pasi ishte gjetur se po shfrytëzonte në mënyrë të paautorizuar spektrin frekuencor.

Në vendimin e asaj kohe të lëshuar nga ART thuhet se PTK ka shfrytëzuar në formë të paautorizuar brezin frekuentues “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” dhe për qëllime të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile për qëllime komerciale.

Më tej thuhet se PTK’ja ka tejkaluar kushtet e parapara me pikën 3 të Licencës Nr. 111/04 për instalimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrjetit të komunikimeve mobile GSM në territorin e Kosovës. Theks të veçantë i jepet tejkalimit e shfrytëzimit të brezit frekuencor E-GSM për shërbime të telefonisë mobile.