Rozi është single
Këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Rozana Radi, ka deklaruar hapur se ajo është e vetmuar dhe se nuk ka të dashur.Rozy, e cila ka qenë në lidhje me Mc Kreshën, ka deklaruar në një intervistë për Prive se momentalisht nuk është në lidhje dashurie.
Ajo thotë se dëshiron të presë momentin e duhur për ta bërë hapin tjetër në jetë.
“Nuk jam në lidhje, sepse pres që të vendos mirë. Mund të na e rrëshqasë këmba. Vajza është si bananja, mos e hidh dhe mos e shkel, sepse mund të rrëshqasësh. E që të mos rrëshqasim presim për të vendosur mirë”, u shpreh Rozy.
Rozana së fundmi edhe ka hyrë në sferën e muzikës si tekstshkruese.