Roshi kompleton transferimin te Frankfurt

Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën e Bundesligës 2 të Gjermanisë, FSV Frankfurt, bënte të ditur faqja zyrtare e klubit të premten.
21-vjeçari ishte i huazuar te Frankfurti këtë edicion nga Koln, por tani është transferuar tërësisht, ndërsa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.
Roshi ka luajtur 29 ndeshje në këtë edicion të Bundesligës 2 dhe ka shënuar dy gola. “Odise Roshi ka një potencial të madh, që duam ta zhvillojmë së bashku në dy vitet e ardhshme. Jemi të lumtur që ai ka vendosur të luajë për FSV Frankfurtin”, ka thënë drejtori sportiv i FSV Frankfurtit, Uve Stoever. (ORAinfo)