RCCOLA

Rosela Gjylbegu ndjen mall për këngën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur shkodrane, Rosela Gjylbegu, e cila me këngët e saj ka arrit ta marrë zemrën e publikut, duke se po ndjen mall për këngën. Që prej duetit me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu, këngëtarja ka pauzuar për sa i përket krijimit të këngëve të reja.

E duket se shkodrania tashmë po ndjen nostalgji për projekte të reja artistike.

UBT

“Nostalgji ….mall për të kënduar e për të bërë këngë të bukura”, ka shkruar Rosela në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, ndërsa me këtë na lë në pritje se mbase do të vijë me ndonjë projekt të ri artistik. Por, pavarësisht mallit që Rosela po ndjen për këngë autoriale, ajo shpesh herë në rrjetet sociale poston këngë të kolegëve të saj, me ç’rast tregon se ajo nuk ka mëri në sukseset e këngëtareve tjera shqiptare.