UBT

Ronaldo është mbret i botës, sërish

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2014 duke fituar kështu çmimin prestigjioz ‘FIFA Topi i Artë’.Superylli i Real Madridit ishte favoriti kryesor për t’u shpallur më i miri në botë, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Los Blancos në vitin që lamë pas dhe ashtu ndodhi – ai u shpall më i miri.

Makineria golashënuese i ndihmoi Realit që të triumfonte në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Ai theu shumë rekorde në vitin 2014, të cilin e kurorëzon me çmimin më të madh individual që i jepet një lojtari.

Konkurrentë të Ronaldos (37.66 % të votave) këtë vit ishin portieri gjerman i Bayern Munichut, Manuel Neuer (15.72 %)dhe superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi (15.76 %).

FIDANISHTJA

Është hera e tretë në karrierë që CR7 shpallet më i miri në botë dhe e dyta radhazi, ai tash është vetëm një trofe prapa Leo Messit.

“Dua të falënderoj presidentin e klubit tim, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë që më kanë ndihmuar të arrij këtu. Siç kam thënë gjithmonë, unë dua gjithmonë të përmirësohem dhe te bëhem më i mirë për çdo ditë që kalon”.

“Dua t’u them të gjithë portugezëve, se nuk kam menduar që do ta fitoj këtë trofe tri herë. Unë dua të bëhem një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Shpresoj që të hyj në mesin e tyre”, ka deklaruar 29-vjeçari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.