Uji Dea

Berat Gjimshiti lëndohet, në dyshim grumbullimi me Kombëtaren e Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lajm i keq për Kombëtaren në prag të ndeshjeve vendimtare me Çekinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti është lënduar me skuadrën e tij Atalanta në ndeshjen kundër Udineses duke dalë nga fusha në minutën e 25-të.

Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua ta zëvendësoj.

Hidromorava

Nuk dihet se në çfarë shkalle është lëndimi dhe nëse ai do të mungojë me Shqipërinë.

E pabesueshme është fakti që Gjimshiti është dëmtuar tre herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor. /Telegrafi/