United Hospital

Romët me ndihma sociale kërkojnë të lirohen nga pagesa e rrymës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin e fundit të komitetit të komuniteteve në Kamenicë është kërkuar që romët të cilët janë me ndihma sociale të lirohen nga pagesa e rrymës, atëherë kur nuk e tejkalojnë shpenzimin e energjisë së rrymës më tepër se 200 KW.

Komiteti për Komunitete në takimin e fundit që e ka kryesuar Zhivojin Milkoviq ka shqyrtuar dy kërkesa të qytetarëve.

Kërkesa e parë i dedikohet fshatit Strezovc i banuar me qytetar serb të cilët kanë kërkuar që të rindërtohet dhe adaptohet objekti i Stacionit të Veterinarisë në Strezoc.

Hidromorava

Anëtari i Komitetit për Komunitete, Zoran Disiq ka thënë se qytetarët e fshatit Strezoc kanë bërë kërkesë për rindërtimin e stacionit të veterinarisë, sepse i njëjti para lufte ka funksionuar me kapacitet të plotë dhe deri më 1999 i ka plotësuar nevojat e kafshëve të banorëve lokal, kur edhe ka ndërpre punën për shkak të situatës së krijuar. “Ky objekt tashmë ka mbetur në harresë dhe realisht është në fazën e shkatërrimit, për këtë arsye edhe banorët lokal kanë bërë këtë kërkesë sepse vërtetë është i nevojshëm rindërtimi i stacionit të veterinarisë”ka thënë Disiq.

Komiteti për komunitete ka shqyrtuar edhe një kërkesë të komunitetit rom. Romët lokal kanë kërkuar që ata të cilët janë me ndihma sociale të lirohen nga pagesa e rrymës, atëherë kur nuk e tejkalojnë shpenzimin e energjisë së rrymës më tepër se 200 KW./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.