Hidromorava

Rohde për sulmin në Zveçan: i Papranueshëm – duhet përparim në dialog

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm me granata dore ndaj zyrës së postës në Zveçan.

Në reagimin e tij të bërë në platformën “BlueSky”, Rohde ka thënë se kjo është e papranueshme.

“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë”, tha Rohde.

Kryediplomati gjerman në Kosovë tha se përparimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor.

GRANDEMALL

“Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ambasadori Rohde.

Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyrat e Postës së Kosovës.

E një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësiteve adekuate të policisë.Nga kjo ngjarje s’ka persona të lënduar, veç dëme materiale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.