ARKATANA

Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Thirrje për hetim të plotë – Gjermania e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok.

Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Ka shtuar se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës, raporton Express.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “x”.

FITORJA

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit, pas shpërthimit të mbrëmshëm.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj, dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

“Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.