Mobi Casa

Rashiq: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka kaluar më shumë se një vit që kur katër komunat në veri të vendit po udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Nisur nga kjo, po vlerësohet se ndikimi i Listës Serbe në atë pjesë ka rënë dukshëm.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se Lista Serbe ka kërcënuar qytetarët për interesa të saj.

“Ka një rënie të ndikimit, por më duhet të tregoj se, ne si institucionet të Kosovës duhet të bëjmë shumë më shumë se sa që e bëjmë në këtë moment. Atje ka një grupacion që kërcënon të gjithë ata të cilët dëshirojnë me marrë pjesë në përmbajtje të komunave me kryetarë shqiptarë. Unë sot e kam dërguar një propozim për emërim të mundshëm për një zëvendëskryetar në njërën nga komunat”, tha Rashiq për Tëvë1.

Ministri nga radhët e komuniteti serb, akuzoi qeverisjet e kaluara për mospërfshirje në katër komunat veriore.

FIDANISHTJA

“Në veçanti, aty është një element i cili ka penguar më së shumti. Ajo është një mbështetje e heshtur nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo për mua ka qenë një tregim skandaloz, që për arsye të numrave në Parlament, njerëz në të kaluarën, kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm që të kenë 61 deputet në parlamentin e Kosovës. Prandaj këto janë rezultatet të punimeve të mëhershme, të cilat kanë qenë pa integritet moral dhe pa integritet politik”, ai.

Rashiq ndër të tjera theksoi se tani është rritur edhe interesimi i serbëve në veri për tu punësuar.

“Ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Jeta nuk mund të pret, po vazhdon. Po më vjen keq se kemi humbur vite ose dekada kemi humbur tu prit, ndonjë ‘kryemadh’ që të vendosë për ne, por të vetmit që vendosim për fatin tonë jemi ne”, tha ai.

Në prill të viti 2023 katër shqiptarë, dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodhën kryetarë për herë të parët në komunat e banuara me shumicë serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.