KKVITI

Rogana pritet të bëhet me shkollë moderne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari Sinani me bashkëpunëtorët e tij dje në Roganë, u takua me përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të firmave të cilat ishin të interesuara për të konkurruar realizimin e projektit të shkollës së re në ketë fshat të madh të komunës.

Sinani në fjalën përshëndetëse pos tjerash tha se është një lajm shumë i mirë për të gjithë, mësimdhënësit dhe nxënësit që së shpejti do të filloj nderimi i një objekti të shkollës. Objekti i shkollës fillore ”Metush Krasniqi” është i tej ngarkuar me mbi 700 nxënës të shkollave të mesme që kanë paralelet e ndara fizike këtu”.

Mobi Casa

Kjo shkollë e vetmja në komunë që punon me tri ndërrime, me orar të shkurtuar të orëve mësimore që edhe refleksione në kualitetin e mësimit. “Me ndërtimin e një objekti shkollor do të krijoheshin kushte me të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie, i falënderoj donatorët me ketë rast, dhe ju them se e keni mbështetjen e plotë të kryetarit në çdo kohë” u shpreh Sinani.

Luc Faber përfaqësues nga BE-ja, u shprehë se ne jemi këtu qe t’u ofrojmë ndihmë dhe me investimet tona të bëjmë përmirësimin e objekteve të ndryshme, për të krijuar kushte me të mira për punë dhe avancimin e edukimit të fëmijëve në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Kamenicës./rajonipress/