Eko Higjiena

Rizvanolli: Subvencionimi i pajisjesve ngrohëse s’ka shkaktuar mbingarkesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë ndikuar ose kanë shkaktuar rritjen e konsumit e mbingarkesën në rrjet që ka shkaktuar probleme në furnizim gjatë ditëve të fundit në disa zona të Kosovës.

“Kjo është një gënjeshtër që nuk ka bazë teorike, as empirike”, shkroi Rizvanolli në Facebook.

Ajo theksoi se veç familjet që kanë qenë duke u ngrohur me energji elektrike dhe nuk kanë qasje në ngrohje qendrore/kolektive, kanë pasur të drejtë të përfitojnë subvencion për pompë termike ose klimë efiçiente.

FIDANISHTJA

“Nëse pajisjet joefiçiente zëvendësohen me pajisje efiçiente, teorikisht, natyrisht që konsumi ulet. Në bazë të të dhënave empirike: Përfituesit kanë ulur konsumin e energjisë elektrike për mesatarisht 19% në dimrin pasues, pra pasi i kanë instaluar pajisjet efiçiente; Përfituesit kanë kursyer 27 milionë kilovatorë (kWh) deri tani, ose 5 milionë euro me një çmim mesatar importi”, u shpreh ministrja.Rizvanolli tha se pa subvencionim, situatat do të ishte më keq.

“Përveç kësaj, subvencionimi ka ngritur vetëdijen dhe ka ndikuar të kthehet mbrasht trendi i blejres së kaldave elektrike, të cilat shpenzojnë jashtëzakonisht shumë e janë ndër shkaktarët e problemeve që i kemi gjatë dimrave të ftohtë (edhe më herët, edhe më 2021, edhe tani)”, shkroi shefja e ME-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.