Eko Higjiena

Riza Abdyli: UÇK është krenaria e gjithë kombit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bazuar në bindjen tonë të thellë për rivërtetimin e pastërtisë së UÇK-së, ju ftojmë të përmbaheni nga sjellje të cilat do të ju bëjnë ta ulni kokën në fund të procesit. UÇK është krenaria e gjithë kombit, është vlerë historike dhe nuk duhet të lidhet me rivalitetin e politikës ditore. Për fund, me këtë rast, me nisjen e këtij procesi, i uroj UÇK-së edhe një fitore të radhës, tash pas 20 vitesh ka shkruar Riza Abdyli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Mos me pasë mundësi me dëshmu aftësi për me ia marr pushtetin apo me ia ulë ndikimin për 20 vjet, e me u ekzaltu që po i merr gjykata speciale, me shpresën se kështu do të hapet rruga për pushtet, kjo është më shumë se qyqarllëk. Po shoh edhe komente publike që me kaq guxim po shkruajnë “ishalla nuk kthehen”. Dhe kur ia sheh profilin, ose e ka atë zemrën e VV-së ose ndonjë flamur të LDK-së.

Hidromorava

Kjo s’do koment. Ka njerëz që abuzojnë me lirinë e pamerituar. Politika zyrtare e të dyja partive është tjetër në paraqitje, por reagimet e militantëve janë të motivuara mbi baza partiake. Pushteti duhet të fitohet duke shtrirë ndikimin, duke u bërë faktor, duke marrë përgjegjësi, duke e rritur performancën, jo për 20 vjet duke luajtur viktimën e tucin dhe të fërkosh duart se do të vijë një ditë si kjo.

Shpirtvogëlsi është ta kërkosh suksesin në fatkeqësinë e tjetrit. Kjo është një gjykatë speciale për UÇK-në dhe kushdo që e dëshiron poshtërimin e saj në këtë proces, për një copë pushtet apo nga xhelozia ndaj komandantëve, përveç që është një shpresë kotë, është edhe një trupakë dhe zemërkrimbur. Në dejet e tij nuk rrjedh gjak shqiptari. Liderët e partive opozitare duhet të ndikojnë te militantët e tyre që të mos bëjnë gabime të tilla duke shpërfaqur përkrahje dhe gëzim për dënimin e mundshëm të UÇK-së.

Një qasje e tillë është gabim i madh njerëzor, politik dhe kombëtar. Bazuar në bindjen tonë të thellë për rivërtetimin e pastërtisë së UÇK-së, ju ftojmë të përmbaheni nga sjellje të cilat do të ju bëjnë ta ulni kokën në fund të procesit. UÇK është krenaria e gjithë kombit, është vlerë historike dhe nuk duhet të lidhet me rivalitetin e politikës ditore. Për fund, me këtë rast, me nisjen e këtij procesi, i uroj UÇK-së edhe një fitore të radhës, tash pas 20 vitesh ka shkruar Riza Abdyli këshilltar komunal nga radhët e PDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.