Mobi Casa

Riza Abdyli: Ku i mbeti dieta buxhetore Lutfi Hazirit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pothuaj pesë vjetët e qeverisjes, Lutfi Haziri ka trumbetuar deri në monotoni se qeverisja e tij është në dietë buxhetore. Kjo nga fillimi ka qenë një mashtrim që Luta e ka bërë për qytetarët e Gjilanit, pa përmendur mijëra euro që janë harxhuat nga buxheti komunal për mirënjohje, dekorata, kokteje, e darka të dyshimta të cilat i ka shumë qejf Luta shprehet Riza Abdyli shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së.

ARKATANA

“Po e përmendi një mashtrim të “Dietës” buxhetore të Lutfi Hazirit, i cili ka ndodhur hiç më larg se dje. Ekrani i vendosur në sheshin Agim Ramadani për përcjelljen e ndeshjes finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë i ka kushtuar buxhetit komunal mijëra euro, më saktësisht e di Lutfi Haziri, ngjarje kjo koti e cila u përcoll nga dhjetëra qytetarë dhe zyrtarë të ulët të qeverisjes komunale. Për të qenë ironia edhe më e madhe, Lutfi Haziri e zyrtarët e tij të lartë ndeshjen nuk e përcollën në sheshin Agim Ramadani, por ishin në një qebaptore të qytetit. Dhe për sa kohë që qytetaret përcëlloheshin nga dielli në qendër të qytetit në qebaptore janë pjekur qebapët e Lutfi Hazirit. Kush po mban dietë buxhetore kryetar? Këto mijëra euro të shpenzuara kot më mirë ishin sikur të derdheshin në ndonjë nga fondet që ndihmojnë studentët, nxënësit, sportistët e dalluar. PDK, gjithnjë dietën buxhetore të Lutës e ka parë dhe e ka vlerësuar si lojë të keqe teatrale të Lutfi Hazirit. Kryetari këtë aftësi e ka treguar duke bërë lojë të keqe në Gjilan edhe me vetë teatrin dhe artistët” është shprehur Riza Abdyli Shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në KK të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.