UBT

Rita, së shpejti një këngë në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. E gjithashtu ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila me padurim po pret këto dy befasi, për të cilat ka theksuar përmes rrjeteve sociale.

Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti.

Mobi Casa

Kështu ka treguar përmes rrjeteve sociale këngëtarja, ndërsa ka shkruar “Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Qëllojani se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Qëllojani se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”.

Ndryshe, Ora tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë. Ende nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares. Por, ajo që tashmë dihet është fakti se Rita do të këndojë shqip në mbarë botën, këngën e re që do ta sjellë në gjuhën e saj.