Rita prezanton Kosovën në Dubai

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Me të drejt mund të quhet ambasadorja më e denjë e promovimit të shtetit më të ri, Kosovës. Është kjo këngëtarja Rita Ora e cila shumë shpesh flet me shumë mburrje për prejardhjen e saj.

Por jo vetëm kaq, këngëtarja e njohur tashmë në të gjithë botën përveç se përmend prejardhjen e saj, ajo me vete në çdo koncert merr edhe pamjet e klipit të saj nga kënga ‘Shine Ya Light’ të cilin e ka xhiruar në Kosovë.

UBT

Së fundmi këngëtarja Ora, Prishtinën dhe flamurin e Kosovës e ka prezantuar edhe në Dubai, ku ajo është duke qëndruar për disa koncerte.