Eko Higjiena

Rita Ora tregon linjat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rita Ora tregoi fizikun e saj të mahnitshëm teksa shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni i saj i fundit me “Primark” përpara periudhës festive.

Këngëtarja, 32 vjeçe, pozoi në një bluzë të tejdukshme dhe të zezë gjatë paralajmërimit të koleksionit.

Ajo ekspozoi trupin edhe në kostumin rrjetë me ngjyrë gri, e shoqëruar me një fund të përputhshëm që ishte i lidhur rreth belit të saj të hollë.

Në një tjetër foto, Rita shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë të zezë gjysmë të tejdukshme, të kombinuar me pantallona të zeza me vija.

Ajo gjithashtu shfaqi një pallto nga koleksioni i saj, me lëkurë gjarpri, të cilën e kombinoi me çizme të ngjashme me printe kafshësh deri tek gjuri.

Rita dukej e mahnitshme në një foto tjetër, ku veshi një fustan të zi të tejdukshëm me qafë të thellë, që tregonte sytjenat.

Ylli tregoi një veshje tjetër, bluzë të zezë me dekolte të hapur që e përshtati me një qafore.

Mobi Casa

Ajo e kombinoi bluzën me një palë pantallona të zeza, të zbukuruara me një dekorim zinxhir diamanti me shkëlqim.

Për një kostum tjetër nga koleksioni, ajo veshi një palë xhinse argjendi metalike, me një bluzë të zezë dhe një pallto me gëzof.

Rita në imazhin tjetër, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një fustan metalik të argjendtë, të cilin e përshtati me një palë çizme deri tek gjunjët.

Koleksioni i dytë i Ritës vjen pas lansimit të suksesshëm të serisë së saj të parë në shtator.

Linja e dytë e veshje të Ritës me “Primark” – “Night collection” – premton t’i sjellë blerësit në humorin festiv përpara Krishtlindjeve.

Ashtu si me koleksionin e parë, ai ishte bashkë-dizajnuar nga “Primark” dhe Rita dhe stilistja me bazë në Londër, Jawara Alleyne, dhe u stilua nga stilistja e Ritës, Pippa Atkinson.

Koleksioni i festave “Rita Ora x Primark” do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet e Primark në 16 marketet e tij nga e marta 7 nëntor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.