Hidromorava

Rita Ora firmos një marrëveshje të re gjashtë milionë euroshe me gjigantin e modës “Prada”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) për t’u bërë fytyra promovuese e markës së famshme të modës, “Prada”.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit – dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar, shkruan The Sun.

Anëtarja e jurisë së spketaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes”.

FIDANISHTJA

“Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha burimi.

Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’, Taika Waititi, 46 vjeçar, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte (24.6 milionë euro).

Thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.