UBT

Rita, dyshon në të dashurin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rita Ora bëhet e dyshimtë në të dashurin e saj, Calvin Harris, kur nuk janë bashkë. Ylli kosovar i muzikës tashmë më shumë se një vit është në romancë me DJ-in e njohur dhe kur ata për shkak të obligimeve duhet të qëndrojnë për kohë të gjatë larg njëri-tjetrit, ajo ndjehet e pasigurt.

“Nuk bëhem xheloze, por bëhem dyshuese. Secila vajzë do të bëhej. Kjo për shkak se më mungon ai person, pra kjo është arsyeja e vërtetë”, ka deklaruar Rita.

Biondja e bukur, në masë të madhe i ka anuluar daljet e saj në klube të natës, që prej se ka filluar lidhjen me Calvin dhe më me dëshirë del në darka romantike me të.

GRANDEMALL

“Në vend që të shkojë në ahengje me miqtë, shkoj në darka me të dashurin tim. Jam vetëm 23-vjeçe dhe ai është në të 30-at, kështu që ka shumë gjëra që po i mësoj dhe se ai është mjaft i durueshëm me mua. Është e mrekullueshme të kesh dikë i cili kujdeset për mua”, ka shtuar ajo.

Edhe pse lidhja e tyre është mjaft e fortë, ylli i hitit “I Will Never Let You Down”, ende nuk ka menduar për martesë dhe për të pasur fëmijë. E pyetur nëse është e gatshme për martesë dhe fëmijë, ajo është përgjigjur:

“Mendoj se jo. Por jam e lumtur ku jam tani. Thjeshtë po kënaqem”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.