Uji Dea

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Kamberi: Na duhen së paku 610 vota, gjasat për të fituar janë reale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në prag të ripërsëritjes së procesit zgjedhor në Tërnoc, ka thënë se gjasat që të dalë fitues janë reale dhe të pritshme.

Në një prononcim për Telegrafin, Kamberi ka deklaruar se i duhen edhe së paku 610 vota, ndërsa ka theksuar se po mundohen t’i bindin qytetarët që të dalin të votojnë, pasi siç ka thënë, janë të revoltuar nga stërzgjatja e këtij procesi.

“Po gjasat janë reale. Në njësinë zgjedhore janë të regjistruar 1089 votues. Neve na nevojiten 610 vota minimum. Njerëzit janë të revoltuar për shkak të tejzgjatjes së procesit, por po mundohemi t’i bindim që të dalin të votojnë”, ka thënë shkurt ai.

Mobi Casa

Kujtojmë se zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit do të mbahen për herën e tretë.

Më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet për Kuvend të Serbisë. Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.

Por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anulzuar zgjedhjet e përsëritura. Kjo pasi Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.