FITORJA

Rinumërimi do t’i heqë të gjitha dilematRinumërimi do t’i heqë të gjitha dilemat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka thënë se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të plotë të votave në Prishtinë dhe në Prizren, si dhe për rinumërim të pjesshëm në Dragash dhe në Rahovec, është dashtë të merret pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga diaspora.

Megjithatë, ai ka thënë se rinumërimi duhet të jetë i pranuar dhe i mirëseardhur nga të gjitha subjektet politike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka thënë se asnjëri subjekt politik nuk ka arsye dhe nuk do të duhej t’i frikësohej rinumërimit. “Pa e kontestuar vendimin e PZAP-it dhe legjitimitetin e tij, mendoj se subjektet politike nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë, por duhet të jenë të gatshme ta pranojnë këtë proces në mënyrë që t’i verifikojnë edhe një herë votat e tyre dhe votat e kandidatëve që janë në kontest. Subjektet që nuk kanë kërkuar rinumërim, këtë vendim mund ta marrin si një lloj presioni dhe, si i tillë, të merret me rezervë. Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të merrte me rezervë dhe as me hezitim këtë vendim, por do të duhej ta pranonte vendimin ashtu siç është, në mënyrë që të verifikohet çdo votë”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se rinumërimi do t’i heqë të gjitha dilemat.

FIDANISHTJA

Baraliu nuk beson se rinumërimi mund ta ndryshojë rezultatin por, sipas tij, në fund të gjitha palët duhet ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.