United Hospital

Rinegociim i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Muhamet Hamiti – Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së është zhvilluar tash e disa vjet nën moton e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kohët e fundit synimi është riformuluar si marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative për të dyja palët. Tash që prej Presidentit dhe rrethi të tij po përmenden mundësitë e kompromiseve të rënda, madje s’po kundërshtohet qartë as mundësia e riaranzhimit të kufijve, duket sheshit se po hyhet në një proces të rrezikshëm të rinegociimit të çështjes së Kosovës.

Kosova ka bërë kompromiset e rënda e të dhimbshme në procesin e Vjenës/Ahtisarit, duke u dhënë serbëve e pakicave të tjera të drejta kushtetuese të pakundshoqe. Mbi këtë bazë është bërë shpallja e pavarësisë së Kosovës, e koordinuar me miqt dhe mbështetësit ndërkombëtarë, më 2008. Pavarësia e Kosovës me këtë zgjidhje është njohur nga më shumë se 100 shtete, duke përfshirë nga 3 prej 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nga shumica dërmuese e vendeve të BE-së.

UBT

Çfarëdo rinegociimi, të cilin faktikisht establishmenti pushtetor po e paraqet të pashmangshëm, ndonëse nuk e quan ‘rinegociim’, është i papranueshëm sepse në thelb e konteston shtetësinë e Kosovës dhe e komprometon luftën e popullit të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi. Republika e Kosovës do të bëhej shtet tërësisht jofunksional nëse preken kufijt e saj dhe karakteri unitar i shtetit. Këtë s’ka të drejtë ta bëjë askush. Kjo tendencë e rrezikshme duhet të kundërshtohet me veprime nga të gjitha forcat politike, në radhë të parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partia shtetformuese dhe forca politike më e madhe në vend, por edhe nga shoqëria e Kosovës në përgjithësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.