RCCOLA

Rikthehet tymi i duhanit nëpër kafiteri

/ 2 minuta lexim

Fillimi i ftohjes së motit, ka shënuar edhe fillimin e shkeljes së Ligjit për Duhanin nga shumë objekte afariste të hotelerisë. Duhani më nuk po konsumohet në trasat e kafiterive, ashtu siç bëhej gjatë verës, por tani në brendi të lokaleve. Pronarët e kafiterive në kushte anonimiteti kanë pranuar për gazetën se me ftohjen e motit, klientët e tyre më nuk po dalin jashtë për konsumimin e duhanit.

“Nuk po mundemi t`i ndalim klientët të mos pinë duhan brenda, pasi që edhe mund të na ikin dhe të shkojnë aty ku i lënë të konsumohet duhani. Ne shumicën e klientëve i kemi konsumues të duhanit dhe mos lejimi i konsumit do të jetë sfidë edhe për neve pasi që kjo mund të na kushtojë edhe më humbje të punës”, ka thënë pronari i njërit nga lokalet në Prishtinë.

Mobi Casa

E këtë gjë e pranon edhe Inspektorati Sanitar i thirrur ta mbrojë respektimin e Ligjit për Duhanin. Inspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku pohuar për Tribuna se vetëm gjatë një jave kanë shqiptuar 5 gjoba ndaj subjekteve afariste që nuk kanë respektuar Ligjin e Duhanit. Pronarëve të këtyre lokaleve u është hapur procedura për shqiptimin e dënimeve me gjobë prej 3 mijë eurosh…(Tribuna)