Fundamenti

Rifillon “lufta e ftohtë tregtare” Shqipëri-Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Lufta e Ftohtë Tregtare” në mes Shqipërisë e Kosoves ka rifilluar pas 6 muaj nderprerje. Që nga 1 marsi vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara në pjesen e Shqipërisë në Morin, por edhe në zonën neutrale rreth 100 kamionë të medhenj të ngarkuara me materiale ndertimi të prodhuara në Shqiperi si tulla, tjegulla e çimento.

Kamionët e bllokuar janë kryesisht të kompanisë “Besimi Comerce”, por edhe të kompanive të tjera që punojnë për llogari të kesaj kompanie.

Uji Dea

Sipas transportuesve dogana e Kosoves ka rikthyer taksen e parkimit në terminalet private prej 40 Euro.

Nderkohë që Dogana e Kosoves ka njoftuar opinionin të merkurën në mesditë se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove, për automjetet transportuese nga Shqipëria në Kosovë, nuk janë të vërteta, shkruan sot Koha Ditore.