FITORJA

Ribery: Xherdani, vëllai im i vogël

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Superylli francez i futbollit, Franck Ribery, ka thënë fjalë miradije për talentin kosovar dhe njëherësh bashkëlojtarin e tij te Bayern Munichu, Xherdan Shaqiri. Në një intervistë që këta të dy dhanë për ‘Blick’, Ribery lavdëroi aftësitë e futbollistit të lindur në Gjilan, duke e quajtur atë një superyll.

Mesfushori i Përfaqësueses së Francës, deklaroi se po mundohet t’i ndihmoj në çdo mënyrë Xherdanit në aventurën e tij te Bayerni, teksa e konsideron atë si një vëlla të vogël.

Të kujtojmë se këta dy futbollist janë fqinj, ndërsa kalojnë shumë kohë bashkë. Te Bayerni, Ribery dhe Shaqiri njihen si humorist të rryer, teksa ‘pre’ e shakave të tyre kanë rënë shumë bashkëlojtarë të tyre.

Sikurse Xherdani, edhe Ribery është një besimtar i fesë Islame.

Franck, për më shumë se gjysmë viti luan me Xherdanin. Si është ai si person?

Ribery: Me të vërtet dëshironi ta dini se si është? Gjithsesi, kjo do të jetë brutale për të… (qeshet). Jo, vetëm po tallem. Ai është një futbollist i mirë, një djalosh i mirë. Ai ka një mentalitet të mirë. Unë jam i fascinuar se si një 21-vjeçar mund të jetë aq i qetë edhe në ndeshje të mëdha. Unë e kam përcjell atë edhe në kohën kur ishte në Basel dhe është fantastike që ai ka ardhur te Bayerni. Gjithmonë kur ka luajtur me ne, ai ka pasur paraqitje të mirë.

Konsideroheni si humoristët e Bayernit. A keni bërë ndonjë shaka me Shaqirin në kabinë?

Ribery: Ne qeshim çdo ditë në kabinë dhe ecim tutje…
Shaqiri: Ne gjuajmë ndonjëherë çorapet në kabinë pas stërvitjes. Është qesharake.

Franck, a jeni sikur një baba për Xherdanin?

Ribery: Jo, më shumë do të thosha një vëlla i madh për të. Në fund të fundit, unë jam gati 30-vjeçar dhe ai ka 20. Unë bisedoj shpesh me të dhe mundohem ta ndihmoj aty ku mundem. E shihni, mua më pëlqejnë lojtarët e rinj. Unë kam njohur lojtarë të mëdhenj në karrierën time të cilët ishin arrogant me të rinjtë. Unë nuk jam i atillë.

‘Xherdani është një superyll’

A mund të bëhet Xherdani një top-yll në pesë vjet?
Ribery: Në pesë vite? Pse në pesë vite? Unë besoj se ai tashmë është një i tillë. Ai ka cilësi të pabesueshme. Ai tani vetëm duhet të luftojë me konkurrencën këtu.

Jemi këtu dy kate poshtë ballkonit në Marieplatz. Këtë Bayerni i feston titujt. A ju mungon ky ballkon?

Ribery: Sigurisht se më mungon. Së fundmi kam qenë këtu dy vite me parë, është pak gjatë. Unë me kënaqësi do të takohesha me tifozët për të festuar prapë këtu. Do të ishte mirë edhe për Jupp Heynckesin që të qëndronte këtu prapë dhe të festonte me ne. Nuk është e lehtë për të. Këtë vit ne duhet ta fitojmë Bundesligën dhe më pas ndoshta edhe Kupën. Pastaj do të shikojmë edhe në Ligën e Kampionëve…

GRANDEMALL

E gjithë Gjermania po flet për emërimin e Pep Guardiolës si trajner i Bayernit. Si e shihni një gjë të tillë?
Shaqiri: Prapë kjo pyetje…Unë do t’iu përgjigjem pyetjeve vetëm pasi të vijë Guardiola.

A ju pengon kjo temë?

Ribery: Jo, nuk është aq keq. Ne jemi profesionist, ne jemi inteligjent. Kjo është normale në futboll, është normale me Bayernin. Por, nuk duhet të flasim shumë për momentin, pasi kemi për të luajtur edhe katër muaj.

Por, është pak çudi që ish-trajneri i Barçës tani është trajneri juaj.

Shaqiri: Nuk e di nëse kjo do të ishte fjala e duhur. Ndoshta shumica nuk e kanë menduar se ai me të vërtet do të vinte në Gjermani.

Ribery: Sigurisht se është fantastike që Guardiola po vjen. Por përsëri, ne kemi shumë respekt për Jupp Heynckes.

Guardiola i përkrahë shtatshkurtrit

Guardiola tashmë ka bërë një të vogël të madh. Ai është 1.69 metra si Xherdani, teknikisht i fuqishëm dhe i lëvizshëm.
Shaqiri: Logjikisht, është Lionel Messi.

A është një përparësi për ju që Guardiola te Barcelona përveç Messit ka pasur edhe lojtarë tjerë shtatshkurtër si Xavi ose Iniesta?

Shaqiri: Do të shohim. Nëse një trajner i ri vjen, gjërat janë të reja. Vinë ide të reja. Por, sigurisht se unë jam i kënaqur që do të kem mundësinë të punoj me një trajner si ai.

Me kontratat e juaj të sponsorizimit ju erdhët këtu me Lamborghini. Si janë këto makina?

Ribery: Shumë të ngadalshme… (qeshet)
Shaqiri: Pse po pyesni?

Sepse në stërvitjen tuaj të parë, ju patët probleme me makinën. Me Lamborghinin gjithçka shkoi me lehtë.
Shaqiri: (qeshet) Unë jam një ngasës i mirë. Atëherë nuk ishte faji im, por i makinës. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.