FITORJA

Rey Manaj vazhdon shkëlqimin te Sivasspori, shënon het-trik në Kupën e Turqisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar tri gola në ndeshjen e sotme (e enjte) të Sivassporit kundër Hopaspor.

Sivasspor ka marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Hopaspor në ndeshjen e 1/64-tës së Kupës së Turqisë duke u kualifikuar tutje.

Më meritori për fitoren dhe kualifikimin e Sivassporit ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi het-trik brenda pjesës së parë.

Mobi Casa

Golin e parë Manaj e shënoi në minutën e gjashtë për 1-0, ndërsa dy golat tjerë erdhën në minutat 35’ dhe 42’ për epërsinë 2-0 dhe 3-0.

Me këto tri gola, sulmuesi 26-vjeçar shkon në kuotën e pesë golave nga nëntë ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.