RCCOLA

Rexhepi: Nëse liberalizimi nuk ndodhë edhe vitin e ardhshëm, duhet të dekurajohemi komplet

/ 5 minuta lexim

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka folur për çështje të ndryshme në emisionin “Puls”. Dorëheqjen e ka cilësuar të pamundshme, pasiqë nuk e sheh të nevojshme. Thotë se aferën e “veturës së vjedhur” ia kurdisi Policia. Rexhepi e quan 25 korrikun 2011, datën më të suksesshme pas pavarësisë së Kosovës. Thotë se nëse liberalizimi i vizave nuk ndodhë edhe vitin tjetër, “duhet të dekurajohemi komplet”.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka “ftuar” për dekurajim sa i përket liberalizimit të vizave nëse nuk ndodhë edhe vitin tjetër.

“Nëse liberalizimi i vizave nuk ndodhë edhe vitin tjetër, atëherë duhet me u dekuraju komplet”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se Lunaçek është “një grua që punon shumë për Kosovën. Sjellë raporte të mira. E ka kritikuar kryeministrin vend e pa vend, por ajo nuk e din për liberalizimin e vizave. As ne nuk po e dimë, e jona është me i plotësu kushtet”, ka thënë veç tjerash Rexhepi.

Rexhepi: 25 korriku parandaloi ndarjen e Kosovës. Është suksesi më i madh pas pavarësisë

“25 korriku parandaloi ndarjen e Kosovës. Kush don le të thojë çka të dojë. Po të mos ishte intervenuar do të vinte edhe te ndarja e Kosovës. Prej atëherë filluan gjërat të lëvizin si duhet. I ke marrëveshjet në Bruksel. Është suksesi më i madh pas pavarësisë”, ka deklaruar Rexhepi.

Ministri Bajram Rexhepi thotë se çështjen e veturës së vjedhur, ia kurdisën policët e autokrimeve

Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, sa i përket çështjes së veturës së tij të vjedhur, ka thënë se kjo ka qenë çështje edhe e kurdisur, duke akuzuar edhe policë të autokrimeve për kurdisje të rastit.

“Automjeti nuk ka qenë i vjedhur. Unë jam i pasionuar pas kerreve, kryesisht Range Rover, kur e kam shitë të riun, e kam ble të bajtun, diku 2004 prodhimi, unë e kam pa prej së largu, asistenti im ka thënë po shitet ai kerr. 43 mijë euro i ka pasë, 23 mijë të gatshme, ju kanë pagu krejt paratë. Në momentin kur kam dëgju që ai kerr dhe disa tjera janë nën hetime unë kam thënë se nuk e mbaj atë kerr asnjë minut. Ai zotëriu le ta merr mbrapa këtë kerr le të bën çka të dojë. Unë kam qenë viktimë, nuk kam qenë ai që e kam vjedhë as ai që e kam pru. Më kanë bombardu. Është dyshu që u vjedhë por u dëshmu që jo.

KKGJILAN

Ka pasë edhe brenda policisë (nga hetimi i autokrimeve) që më kanë kurdisur…Hetimet janë bërë bashkë me hetuesit amerikanë dhe ka dalë që nuk ka asgjë. Ka pasë disa lëvizje, sepse nuk e kanë kryer punën si duhet. Shumica e policisë janë të shkëlqyeshëm. Unë nuk jam njeri që hjeku koka. Ministrin e kanë pasë cak me u revanshu pas dorëlëshimeve kur janë bë”, ka thënë Rexhepi gjatë emisionit “Puls”.

Rexhepi: Ministria nuk e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës asnjë cent

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi thotë se sa i përket “skandalit të pasaportave”, Ministria nuk e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës asnjë cent.

“Buxhetin nuk e ka dëmtuar Ministria asnjë cent. Për 1 milionë e 400 mijë, ne i kemi marrë pasaporta. Kontaktet i kemi ndërprerë me kompaninë sepse ju duhet të na i paguani 1 milionë e 400 mijë euro e ju bëni çka të doni”, ka thënë Rexhepi duke shtuar se mjetet nëse gjinden, ato do ti shkojnë kompanisë.

Ai ka thënë se kompania austriake ka ofruar shërbimet më të mira me ofertën e saj. Ka treguar se më e lirë ka qenë një kompani sllovene, por ofertën më të mirë e ka pasë kompania austriake.

Rexhepi ka shtuar se çështja e Natali Veliajt i takon gjyqit. Ai ka thënë se Ministria ka qenë shumë bashkëpunuese me EULEX-in sa i përket kësaj çështje dhe se personalisht ai ka dhënë dëshmi vullnetarisht për siç ka thënë “vetëm sa për të ndihmuar procesin”.

Sa i përket vjedhjes së arit në Pejë, ai ka thënë se me nis ministri me dhënë dorëheqje sa herë të ka një skandal. Ai ka thënë se këto janë vjedhje individuale.

Ishte vendimi i kryeministrit shkarkimi i Reshat Maliqit

Kur u marrë vendimi për me vepru me 25 korrik, që unë e konsideroj suksesin kryesor gjatë këtij mandati, kemi pasë bisedime paraprake me kryeministri. Më ka pyet kush mundet me udhëheqë më së miri, kam thënë zv.drejtori. Vendim i kryeministrit ishte shkarkimi i Rexhat Maliqit./express/