UBT

Rexhepi i përgjigjet Limajt: Në PDK janë të obsesionuar për të ardhur në pozitën time

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një konferencë për media të thirrur për të sqaruar disa prej skandaleve të fundit të ministrisë së udhëheq, iu ka përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e mbrëmshme të ish-Nënkryetarit të PDK’së, Fatmir Limajt.

Në RTK, Limaj tha se “po të isha Ministër i Rendit, për dy vjet do ta ktheja gjendjen në normalitet”.

Bajram Rexhepi tha se shumëkush dëshiron të jetë në pozitë të tij, por gjërat rregullohen me ligje.

“Unë kam emocione sot dhe është normale. Qe dy vite jam bombarduar me skandalin e pasaportave dhe deri më tash asnjë individ nga MPB nuk është akuzuar; pa dashur ta paragjykoj procesin. Nuk është lehtë t’i përballosh gjithë këto goditje”, ka thënë ai.

UBT

“Ka shumë njerëz prej partisë time dhe partive tjera që janë të obsesionuar për të ardhur në pozitën time. Nëse Limaj ka thënë se e kish qit në rregull Ministrinë, i them se Ministria është në rregull. Ai ka udhëheq një Ministri dikur dhe e di se ndryshimet nuk bëhen me dëshira, por me rregulla”, ka shtuar Rexhepi.

Me të njëjtën qasje, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për mundësinë e riformatizimit të Qeverisë.

“As në plan nuk është riformatizimi. Ka individ në partinë time që mezi presin me e marrë këtë post dhe të njëjtit persona i hedhin në opinion këto temat për riformatizim”.

Limaj ka udhëhequr një Ministri dikur dhe e di se ndryshimet nuk bëhen me dëshira, por me rregulla”./express/