Rexhep Kadriu tregon për projektet e mëdha që pritet të realizohen në Gjilan

Gjilan – Për dallim nga zyrtarët e tjerë të Anamoravës që kanë pozita të larta nëpër Qeveri e Ministri dhe pos postimeve familjare nëpër rrjetet sociale, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Gjilanit e Anamoravës, Rexhep Kadriu po e bënë atë që do ta bënte çdo qeveritar i drejtë dhe i sinqertë, po ua kthen shpresat Gjilanit dhe Anamoravës, se hisja u takon barabarësisht edhe komunave të Anamoravës.
Rexhep Kadriu vazhdon të mbetet qeveritari më i përkushtuar në raport me kërkesat dhe nevojat që kanë komunat e Anamoravës. Derisa të tjerët që kanë poste të larta në Qeveri vetëm bëjnë sehir dhe keqpërdorin edhe atë pagë që e marrin pa asnjë meritë, Rexhep Kadriu po punon vazhdimisht që Gjilani dhe Anamorava të marrin hisen e tyre në thithjen e fondeve dhe realizimin e projekteve madhore.
Këtë zotim Rexhep Kadriu e tregoj edhe në takim me Lutfi Hazirin të cilit ia ofroj një listë të madhe të projekteve, ku financues është Qeveria e Kosovës. Natyrisht që Kadriu këtë agjendë të projekteve nuk do të mund ta shtynte përpara pa përkrahjen dhe zotimin e Ramush Haradinajt.
Kadriu në rrjetet sociale ka dhënë variantin e tij më të kompletuar në takimin që ka pasur me Lutfi Hazirin ditën e hënë.
Postimi i plotë i Rexhep Kadriut
Sot, kisha një takim me të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin biseduam dhe u koordinuam për përfundimin e një numri të madh projektesh që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit me rrethinë.
U dakorduam ta përfundojmë:
– Unazën e jashtme të qytetit
– Zgjerimin e hyrje-daljeve në qytet
– Rrugën Dobërçan – Pogragjë – Stublinë
– Urën e moravës
– Rrugën Zhegër – Gjilan
– Rrugën e Kumanovës
– Rrugën Gjilan – Përlepnicë me katër korsi
– Rrugën “Enver Miftari”
– Rrugët në “Fidanishte”
– Rrugët në Malishevë e Epërme
– Rrugët në Livoç i Ulët
Projekte këto të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me përkrahje nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Ashtu siç jemi zotuar, Gjilani është fuqishëm në agjendën e qeverisë Haradinaj, sikurse çdo komunë tjetër e Kosovës. Jemi të bindur se fundi i 2019-së do ta gjejë Gjilanin një qendër pa ngarkesë trafiku me makina, dhe me rrugë moderne, sikurse me rrugë lidhëse në të gjitha fshatrat e komunës së Gjilanit ka shkruar Kadriu./rajonipress/