GRANDEMALL

Rexhep Kadriu falënderon të gjithë dhe thotë se është krenar që ka kontribuar për Gjilanin e Anamoravën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot, përfundova mandatin tim të dytë si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, subjekt ky i cili funksionon me një demokraci të avancuar, gjë që e kemi dëshmuar disa herë me vet faktin se Aleanca në Gjilan ka pasur disa kryetar dege e disa kandidat për kryetar komune. Meqë nuk po i jap fund karrierës sime politike, Udhëheqja ime me Aleancën në Gjilan më ka mundësuar të kuptoj saktë realitetin me të cilin ballafaqohen qytetarët dhe nevojat që ka komuna e Gjilanit ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Ndihem krenar që isha pjesë e thuajse çdo familje e cila kishte nevojë, sikurse ndihem krenar që kam arritur sado pak të kontribuoj për Gjilanin e Anamoravën nga niveli qendror për t’ia përmirësuar e lehtësuar jetën qytetarëve, dhe për t’ia ndryshuar pamjen Gjilanit. Sot kur po flasim, Gjilani duket më ndryshe se kurdo herë e në çdo pushtet.
I falënderoj nga zemra të gjithë njerëzit e Aleancës me të cilët kam bashkëpunuar, strukturë e degës, kryetar nëndegësh, aktivistë, dhe qytetarë të cilët më përkrahën vazhdimisht që të jem në shërbim të tyre.

Aleanca në Gjilan sot zgjodhi kryetarin e ri, si dhe kandidatin për kryetar të Komunës sonë. Agim Zuzaku, një djalë i dëshmuar prej kohësh, një aktivist i kamotshëm i familjes sonë politike, një drejtor komune që krijoj standard të ri në qeverisjen lokale, një profesionist i mirëfilltë e njeri i afërt me të gjitha, do të jetë alternativa më e mirë për Gjilanin. Agimi sot po vazhdon rrugëtimin e tij politik porse në rrethana e përgjegjësi të reja. Besoj fuqishëm që bashkë do t’ia dalim ti japim Gjilanit dhe qytetarëve tanë më të mirën nga ne, atë që realisht e meritoni ju, e meriton komuna jonë.

FITORJA

I falënderoj të gjitha mediat lokale me të cilat bashkëpunuam kohë të gjatë e gjithnjë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të Gjilanit. Puna jonë e vazhdueshme nuk do të ishte në nivelin e duhur pa ju. Ishit të sinqertë, profesional dhe gjithnjë̈ keni kërkuar atë që realisht i intereson qytetarit.

Falënderim e mirënjohës përjetë kryeministrit Ramush Haradinaj për përkrahjen time të vazhdueshme duke mos kthyer mbrapa asnjë projekt që i ka shkua në tavolinë për Gjilanin dhe Anamoravën në përgjithësi. Haradinajn e konsideroj si bashkëpunëtorin më të mirë në jetën time me të cilin kam arritur të bisedojë për shumë gjëra e të gjejë përkrahje për të gjitha çështjet. Nuk njoh edhe një si ai.

Të dashur aktivistë e qytetarë,
Kjo nuk është një lamtumirë, është një ndryshim që e kërkon demokracia pa të cilën ne nuk do të kishim pasur mundësi të funksionojmë̈ normalisht. Unë ju them; mirupafshim pas pandemisë e në shumë procese tjera.
I juaji përherë,
Rexhep Kadriu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.