Fundamenti

Rexhep Kadriu: AAK po rritet çdo ditë, fuqishëm fillon kuvendet zgjedhore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), dega në Gjilan, ka nis fuqishëm procesin e brendshëm të rregullt zgjedhor. Mireshi është nëndega e parë në nivel lokal që mbajti kuvendin zgjedhor nga i cili dolën organet e reja drejtuese, kryetari, nënkryetarët, sekretari dhe kryesia.

Në këtë takim me karakter zgjedhor, morën pjesë kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit edhe zëvendësministri i MI-së, Rexhep Kadriu, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli. Rexhep Kadriu fillimisht falënderoi strukturën udhëheqëse, aktivistët dhe anëtarët e aleancës në Miresh. “Jemi ne proces të rregullt zgjedhor në AAK. Kemi përzgjedh Mireshin si pikënisje të këtij procesi për shkak se dihet botërisht puna, angazhimi dhe aktivizimi i mireshasëve në aleancë dhe në të mirën e komunitetit”, tha Kadriu.

ARKATANA

Ato që i kemi thënë vazhdimisht, qoftë në ndeja private, në rrethe shoqërore, por edhe në fushata zgjedhore, sot po përjetohen, po preken nga qytetarët. “Qeveria Haradinaj po e ndryshon Kosovën, po e prekë çdo segment të jetës në vendin tonë. Kemi thënë se Anamorava do të jetë fuqishëm prezentë në projektin qeverisës të kryeministrit Haradinaj, ndërsa sot po e shohim se Gjilani dhe Anamorava ka përfitua shumë, duke u nisë nga projekti madhorë, Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, përfundoi Kadriu. Delegatët e kuvendit të nëndegës zgjedhën kryetarin dhe kryesinë.

Ibish Ibishi me votë unanime rizgjedhet kryetar i AAK-së, nëndega në Miresh. Kujtojmë se kuvendet zgjedhore nëpër nëndegë i paraprijnë kuvendit të rregullt zgjedhor në degën e Gjilanit, për ta përmbyllë këtë proces me atë në nivel të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.