Revoltohet Rozana Radi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kishte shpenzuar shuma të mëdha parash për gardërobë e aksesor. Dhe gjithçka që ajo kishte blerë, kishte publikuar edhe përmes profilit zyrtar në “Instagram” duke iu treguar ndjekësve të saj.

Por shpenzimet e shumta duket se nuk janë pritur shumë mirë prej fansave të Rozana Radit, çfarë e kishte ‘detyruar’ këngëtaren nga Shqipëria që të revoltohet.

RCCOLA

“Vëmendje. Ky është instagrami im personal dhe unë postoj çfarë të dua. Nëse dikë këtu vërdallë e shqetësojnë shpenzimet e mia në blerjen e aksesorëve dhe gardërobës mos të ma mbaj hallin. Kam luksin të harxhoj për veten time. Ndaj mos e hapni gojën e madhe që keni po gëzoni jetën tuaj”, kishte shkruar ajo përmes një statusi.