RCCOLA

Rendimente rekorde të grurit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, kanë thënë se këtë vit janë rezultatet e mira të grurit dhe se vlerësohet rendimentet të jenë 5 mijë kilogram për hektar.

Nazmi Rapuca, drejtor i drejtorisë Komunale për Bujqësi ka thënë se sivjet janë të kënaqur me rendimentet të grurit, ndërsa për të parë nga afër ecurinë e korrje shirjeve ai sot ka dalë në arat e fshatit Përlepnicë.

Rapuca ka bërë me dije se fushata e korrje shirjeve zyrtarisht ka filluar me 4 korrik , por për shkak të kushteve klimatike, ka herë pas here ndërprerje, por se, sipas tij, deri në fund të këtij muaji të gjitha arat me grurë do të korren.

Ai ka bërë me dije se janë 2 mijë e 200 hektarë të mbjella me grurë ndërsa deri më sot janë korrur diku 50 për qind e arave.

Mobi Casa

Rapuca tha se gëzon fakti që vit pas viti rendimentet po rriten sepse po rritet edhe kultura e fermerëve për të punuarat sa më mirë e në mënyrë më profesionale, por se sipas tij sivjet ka ndikuar edhe fara e mirë, masat agroteknike të ndërmarra nga fermerët, por edhe kushtet klimatike të mira.

Nga ana tjetër, Milaim Kosumi kryetar i Komisionit Komunal për korrje shirje tha se puna po ecë mirë, janë 62 kombajna që po dalin arave të komunës së Gjilanit për të korrur, gjendja e tyre teknike është e mirë dhe pret që ky proces të përfundojë mirë.

Kosumi ka vlerësuar veprimin e qytetarëve, arat e të cilëve tani më janë korrur, që deri tani e kanë përfillë apelin dhe nuk i kanë djegur hamulloret, duke kërkuar edhe nga ta, por edhe nga të tjerët që të mos e bëjnë këtë as në ditët në vijim./rajonipress/