UBT

Rektori i ri merr mandatin më 15 mars

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka përmbyllur fazën e zgjedhjes së dekanëve. Ky Universitet të mërkurën ka zgjedhur Musli Bajraktarin, kryesues të përkohshëm të Senatit të këtij Universiteti. Në mbledhjen e parë të senatit Bajraktari mori besimin e 25 votuesve, nga 28 sa ishin në votim.

Procesi i zgjedhjeve në Universitet do të vazhdojë me konstituimin e Senatit të ri që pritet të mbahet të premten, ndërsa pritet të hapet edhe procedura e kandidimit të stafit akademik, të cilët mund të konkurrojnë për pesë vendet në Këshillin Drejtues nga radhët e Universitetit. Procesi i zgjedhjeve në UP do të vazhdojë sipas dinamikës ku zgjedhja e rektorit të ri pritet të finalizohet më 15 mars, datë kjo kur rektori i ri do të marrë detyrën.

Rektori Ramadan Zejnullahu në fillim të mbledhjes ka thënë se zgjedhjet në UP janë një mundësi e mirë për të përmirësuar gjërat aty ku ka pakënaqësi.

GRANDEMALL

Zejnullahu ka thënë se dëshiron që Universiteti të ketë sukses. “Shpresojmë që do të jetë një mandat, me të cilin në përfundim do të kënaqemi të gjithë, ka thënë ai. Sipas rendit të ditës, në Senat është bërë dhe verifikimi i mandateve të anëtarëve të Senatit, është nënshkruar deklarata etike nga anëtarët.

Kryesuesi i përkohshëm, Musli Bajraktari, pas zgjedhjes tha se ka një obligim që do ta kryejë detyrën me nder derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e zgjedhjeve në Universitet. Bajraktari tha se vota është një barometër më i mirë i njeriut. “Nëse ne nuk do të tregojmë një sjellje korrekte të cilën e do Kosova çka mund të flasim për të tjerët. Këto zgjedhje kanë treguar që në UP ka dinjitet. Nëse kanë kaluar zgjedhjet në mënyrë të tillë që nuk kemi asnjë vërejtje, është një barometër i mirë që në shoqërinë tonë kemi forca progresive dhe këto forca janë Universiteti”. Javën e ardhshme, Senati i UP-së pritet të votojë për pesë anëtarë të Këshillit dhe priten katër anëtarë të tjerë që delegohen nga Ministri i Arsimit, për të plotësuar kështu edhe numrin e anëtarëve në këtë bord të Universitetit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.