UBT

Rektori Hajrizi takon Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Justina Pula – Shiroka

/ 1 minutë lexim
HW

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e përgëzoi Prof. Dr. Shiroka – Pula për zgjedhjen e saj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion kyç për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e dijes në vend.

Në këtë takim mori pjesë edhe profesori, njëherit Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, ku diskutua edhe për rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese mes komunitetit akademik dhe atij të biznesit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

HW

Rektori Hajrizi e ftoi Prof. Dr. Shiroka-Pulën për një vizitë në Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ku ajo do të ketë mundësinë të njihet nga afër me ekosistemin inovativ dhe aktivitetet kërkimore që zhvillohen në kuadër të UBT-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.