Uji Dea

Rektori Gashi, pjesë e tubimeve elektorale të Thaçit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka marrë pjesë në një tubim elektoral të PDK-së, të mbajtur në fshatin Llapushnik të Drenasit, të hënën në mbrëmje.

Gashi është deklaruar të ketë dhënë dorëheqje nga AKR-ja e Behxhet Pacollit para se të zgjidhej në krye të UP-së, vitin e kaluar, shkruan Koha Ditore.

Por të hënën në mbrëmje ai ka qëndruar në “ballë të oxhakut”, në një odë në fshatin Llapushnik, përkrah liderit të PDK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

FIDANISHTJA

Në tubim kanë qenë edhe deputetët Azem Syla, Ramiz Lladrovci e Blerta Deliu.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi në një prononcim për “Kohën Ditore” ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë tubim elektoral të kryeministrit Thaçi, por është arsyetuar se këtë e ka bërë për faktin se si qytetar i Llapushnikut ka lobuar për ndërtimin e një mbikalimi në këtë lagje. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.