UBT

Rektori Bajram Kosumi takoi përfaqësuesit studentor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, ka takuar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor dhe kryetarët e Këshillave Studentore, duke bartur te ta mesazhin e qartë se studentët janë arsyeja pse UKZ ekziston.

Ai informoi studentët për gjithë punën që ka bërë dhe po bën menaxhmenti i ri, si dhe për synimet dhe objektivat që ka paraparë t’i realizojë gjatë vitit akademik, e që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës, përzgjedhjen e stafit, thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e veprimtarisë akademike, etj.

Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Mehmet Zylfiu, e falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për vizitën, duke paraqitur pastaj kërkesat e tyre rreth çështjeve të ndryshme që ata i preokupojnë.

Më pas Zylfiu e siguroi Rektorin Kosumi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor në punën e tij.

Mobi Casa

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, i përgëzoi studentët për kërkesat parimore dhe përparimtare duke ju thënë se njëherësh është i kënaqur me frymën e punës për cilësi që mbretëron në UKZ.

Rektori Kosumi theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.

Rektori Bajram Kosumi kërkoi nga Parlamenti Studentor që të jenë më të angazhuar për t’i identifikuar kërkesat dhe nevojat e studentëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me te dhe me gjithë menaxhmentin të punojnë për zgjidhjen e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.