UBT

Rekordmenia braziliane në Guiness i kushton emision Rrona Nishliut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja kosovare Rrona Nishliu ka depërtuar edhe në Brazil. Në fakt është këngëtarja e madhe braziliane Georgia Brown e cila në emisionin e saj “Muzika në 7 minuta” i ka kushtuar të gjithin Rronës.

Ajo ka treguar gjithçka rreth Rronës të cilat ka mundur t’i gjejë në Internet.

“E kam zbuluar një këngëtare të veçantë nga Shqipëria dhe ajo e meriton një vëmendje të madhe. Kemi shumë për të folur për të pasi që ajo ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e meriton të njihet në të gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera Brown.

Uji Dea

Ajo më pas ka dhënë një biografi të Rrona Nishliut duke përmendur sukseset më të mëdha të saj. Ndërsa për fund e ka publikuar edhe këngën e saj “Suus” me të cilën Rrona theu rekordin shqiptar në Eurovision.

Ndërsa, Rrona në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar.

“Zëri dhe puna ime shkojnë edhe në Brazil. Akoma nuk arrij të besoj që një super njeri si Georgia Broën, që mbanë rekordin në librin e rekordeve Guiness për shtrirjen më ët madhe vokale, ka promovuar dhe komentuar në emisionin e saj në Brazil zërin dhe interpretimin tim. Është nder i madh. Faleminderit Gerogia”. /Zëri/