Uji Dea

Rekord: Dy herë brenda sezonit, në majë të Mont Everestit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në majën më të lartë në botë, Mont Everest, ka arritur të ngjitet dy herë brenda sezonit alpinistja nga Nepali, Chhurim Sherpa.

Nepalezja u bë gruaja e parë që për një sezon të ngjitet dy herë në këtë lartësi prej 8850 metrash, duke shënuar rekord në libri “Guinnes World Records”.

29-vjeçarja arriti majën 8 848 metra të lartë më 12 maj të vitit të kaluar, përpara se të kthehej dhe ta përsëriste përsëri ngjitjen një javë më vonë.

UBT

“Jam shumë e lumtur. Pata vendosur që rekordi të fitohej nga një banore e Nepalit dhe jam krenare që ky person jam unë”, deklaroi alpinistja nga Nepali.

Në vitin 1993 një shtetase nga Nepali humbi jetën duke zbritur nga maja e Everestit.(albinfo)