Eko Higjiena

Reketashët në aksion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas 10 vitesh në tregun kosovar, A.G nga komuna e Gjilanit është detyruar që t’ ia vërë drynin biznesit të tij, të cilin e kishte zhvilluar për më shumë se 10 vjet. Ai thotë se u detyrua ta bëjë një gjë të tillë, pasi që u ballafaqua me presione të mëdha nga grupe të caktuara e të cilat atij po i kërkonin reket.

“Fillimisht nuk e mora seriozisht, por presionet vazhduan. Nuk kam krah të fortë. Jam i vetëm. Kemi pasur biznes familjar për 10 vite, dhe kemi punuar gjatë gjithë kohës në mënyrë të rregullt, e jo si shumë që punojnë në të zezën”, tregon ky person, rreth të 60-tave. Ai thotë se fillimisht personat në fjalë atij po i kërkonin para, kinse për shërimin e një familjari të tyre të sëmurë. “Nuk iu besova, nuk iu dhashë, dhe ata ikën. Nuk kaluan disa javë, kur të njëjtit erdhën dhe më thanë. Nuk deshe me të mirë, e tani do t’i japësh me të keq”, rrëfen i emocionuar ai. A.G shpjegon më tej se sikur t’iu kishte dhënë para, ata nuk do të ndaleshin më, e ku do të kërkonin para atij sa herë që ta kishin nevojë.

“Nuk jam përpjekur që të kërkoj ndihmë nga ana e institucioneve. Nuk besova që do më ndihmonin. Kështu u lodha nga presionet. Por, edhe puna filloi të bjerë, nuk u durova dhe e mbylla. Mallin e shpërndava tek disa tregtarë të tjerë dhe tani kam dalë në si të them, një lloj pensioni të përkohshëm”, tregon më tej A.G. Por, ky tregtar i vjetër është vetëm një në mesin e shume bizneseve tjera që mbyllen në vit për shkak të presioneve të shumta që kanë nga individë e grupe të ndryshme mafioze.

Hidromorava

60 raste të denoncuara në polici

Deri në 60 raste denoncohen në vit nga bizneset e ndryshme, që përballen me kërkesa për detyrime (reket), nga individë, apo grupe të caktuara, tregojnë të dhënat e policisë së Kosovës. Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Kosovës, e të siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se kjo dukuri është në rritje e sipër…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.