ARKATANA

Reisi Saqipi: Zoti na ka krijuar të jetojmë në paqe e jo në konflikte dhe luftëra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga dita e parë e luftimeve në Ukrainë, përveç forcave luftarake mes të dy palëve në konflikt, ka pasur humbje në njerëz dhe në makineri, duke lënë prapa jehonën e një tmerri dhe propaganda antiqytetëruese.

Këto zhvillime nuk kanë lënë anash pa shqetësim as shtetet përreth, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.

Uji Dea

Lidhur me këto dukuri vec propagandës luftënxitëse, në këto zhvillime, po dalin edhe zëra nga personalitete të shquara të jetës shoqërore, siç është rasti edhe me ish-Myftiun e BIPBM-se H. Nexhmedin ef. Saqipi, z/Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, nga Lugina e Preshevës, i cili në këtë drejtim, ka thënë për Portalin Jetapress se “Zoti na ka krijuar të jetojmë në paqe e jo në konflikte dhe luftëra, ndaj sa më shpejt duhet të ndërpritet lufta dhe të fitoj paqja, dialogu dhe stabiliteti. Vendit në përgjithësi i duhet paqja dhe siguria”.

Në vazhdim z/Reisi Saqipi, fton qytetarët që të mos kenë panik në Luginë dhe rrethinë edhe kjo do të kaloj siç po kalon edhe virusi Kovidi, nuk ka nevojë të biem pre të provokimeve nga jashtë dhe nga mediat profitabile e propagandistike. Jemi dëshmitarë të luftërave të mëhershme nga pasojat e të cilave ende nuk po shërohemi, prandaj mendoj se nuk kanë shteruar akoma mjetet politike për zgjidhjen e problemeve siç ka thënë një mendimtar: “Më mirë 100 vite bisedime se dy minuta luftë”, shprehet me optimizëm z/Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.