ARKATANA

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë: 93.49 për qind e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks dhe 1.75 katolik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas rezultateve struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot ka publikuar të dhënat e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë i realizuar nga 5 prilli deri më 24 maj 2024.

Të dhënat përfundimtare përfshijnë: numrin e popullsisë në nivel vendi dhe komune të ndarë sipas gjinisë, moshës mesatare, dendësisë së popullsisë në km², numrin e banesave.

Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka 1 milionë e 602 mijë e 515 banorë.

Rezultatet tregojnë se mosha mesatare e femrave është 35.66 ndërsa e meshkujve 34.03.

Sipas rezultateve struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.

UBT

Bazuar në rezultate 93.49% e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31% atij ortodoks, 1.75% atij katolik, të asnjë besimi janë deklaruar 0.5%, përgjigje për përkatësinë fetare nuk kanë dhënë 1.5% ndërsa të besimeve të tjera janë deklaruar 0.45%.

Në këtë proces regjistrimi për herë të parë janë regjistruar edhe dëmet e luftës.

Bazuar në të dhënat e publikuara gjatë luftës janë vrarë 11 mijë e 417 persona, të zhdukur janë 1047 persona, të plagosur 6682 persona dhe të burgosur 3312.

Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024) u zhvillua në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Mbi 99.8% e objekteve të kodifikuara duke përfshirë edhe ato të reja u mbuluan nga Regjistrimi.

Në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre u regjistruan. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.