Refuzon dhënien e dokumenteve policisë, arrestohet

Gjilan – Një qytetar nga Kamenica është arrestuar për moszbatim të urdhrave të policit.Policia e Kosovës njoftoj se i dyshuari mashkull shqiptar nga Kamenica është arrestuar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë duke refuzuar dhënien e dokumenteve personale dhe të veturës.
Në konsultim me prokurorin i njëjti është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë./rajonipress/