GRANDEMALL

Reforma zgjedhore, sa për sy e faqe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka kritikuar ecurinë e procesit të reformës zgjedhore, duke thënë se kjo reformë është duke u bërë sa për sy e faqe. Sipas saj, po të kishte vullnet politik deri më tani reforma do të ishte përfunduar jo një herë, por tridhjetë herë!

“Sikur të kishte vullnet deri më tani do të ishte përfunduar kjo reformë jo një herë, por tridhjetë herë! Për tre vjet kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i marrë rekomandimet e KQZ-së dhe të ekspertëve”, ka thënë Daka në një intervistë për “Epokën e re”.

Daka ka kërkuar afat shtesë nga Komisioni për Legjislacion për përgatitjen e rekomandimeve për reformë zgjedhore nga ana e KQZ-së. Sipas saj, anëtarët e KQZ-së nuk e kanë pasur hapësirën e duhur që është dashur t’u jepet për t’i bërë rekomandimet për draftin e ligjit për zgjedhjet.

Në këtë kontekst, Daka ka thënë se politikanët janë duke e bërë reformën zgjedhore siç u shkon për shtati atyre. Ajo ka deklaruar se ata po mundohen që në prag të zgjedhjeve të përfundojnë diçka që nuk është arritur të përfundohet gjatë tre vjetëve.

FIDANISHTJA

Daka, ka thënë se me apo pa reformë zgjedhore KQZ-ja është e gatshme të organizojë çfarëdolloj zgjedhjesh.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. KQZ-ja e ka edhe obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Natyrisht që sa më shumë kohë të kemi për t’u përgatitur do të ishte më mirë, por në rast se zgjedhjet shpallen më herët, atëherë ne si KQZ kemi obligim t’i mbajmë ato”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se organizimi eventual i zgjedhjeve të jashtëzakonshme me ligj të ri do të ishte më problematik për KQZ-në. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.