RCCOLA

Reflektim për aktualitetin

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Krenar Xhaferi – Ka hyrë një dreq i madh. Vinim nga një frymë ku gjithnjë ishim të rrethuar nga idealizmi, si populli me shumë shpresë dhe pritje për të ardhmen. Populli themelet e tij i kishte bazuar mbi parimet, sipas të cilave kultura, sinqeriteti, dashurija për këtë vend dhe lufta për liri ishin bazë e kësaj fryme. Kjo frymë solli edhe fitoren.

Të kthehesh prapa, në vitet e 90-ta të shekullit që e lamë pas, në rrethana të një angazhimi të jashtëzakonshëm për liri dhe panvarësi dhe të nxjerrësh një paralele me ditët e sotme, me rrethanat e tanishme, është një ndyshim shumë i madh!

Nga kjo duhet të nxirren premisat për ta njohur vetvetën dhe ndryshimet që po ndodhin tek ne. Këto ndryshime për mua dhe shumë njerëz janë të pajustifikueshme. Flasim për dy kohëra, njërën në rrethana shumë më të vështira, por ku rezatonte shpresa për të ardhmen, dhe kjo e jona, në rrethana të reja, të lirisë e pavarësisë së vendit, por me shpresa të thyera dhe paprespektivë. Vitet po ikin. Dy dekada nga lufta e fitorja, populli kërkon ndryshime, por ajo nuk po ndodh.

“Tek ne ka hyrë një dreq i madh” – thonte një politikan i viteve të 90-ta. Atëherë kishim një armik që ishte shumë i fuqishëm e i organizuar, por tani çka po ndodhë! Nga kush po na vjen kjo e keqe !? Ky popull i shumëvuajtur por me shpresa për të ardhmën, meriton shumë më tepër se kaq. Si u bë që të shkelet mbi idealet e shpresat e shumë brezave, si u bë të harrohet lufta dhe angazhimi i luftëtarëve të lirisë, i patriotëve e intelektualëve të shumtë! Ku na mbeti ajo shpresë dhe entuziazëm që kishin para dhe pas Luftës? Ku na mbeti shpresa për një jetë më të mirë pas fitorës së lirisë dhe shpalljes së pavarësisë!?

Në vitet e pas luftës, ishim në fokus të mbeshtetjes ndërkombetare, kishim miliona donacione që vinin nga katër anët e botës, kishim një rini të gatshme dhe të kualifikuar, që na kishte lakmi bota dhe të gatshme për të ndërtuar jetën e re në një shtet të ri. Por, çka ndodhi? U mbyllën rrugët e perspektivës, populli dhe rinia u zhgënjyen, shpresat u thyen! Shumë gjëra morën teposhtëzën. Lufta për ta kapur shtetin për përfitime personale, nepotizmi, krimi i organizuar, paperspektiva ekonomike, shkatërrimi i aseteve arsimore, kulturore e ekonomike që kishim, klasa politike e dështuar, bënë që të thyhen shpresat, të mos shihen perspektivat në të ardhmen, të humbet besimi në institucione dhe klasën politike, të bie morali i popullit dhe rinisë.

KKVITI

Sot kemi shume politikanë “të aftë” sa me na pasur lakmi bota!? Ata brenda natës na u bënë milionera dhe të pasur, shume komandantë, që dje ishin të varfër na u bënë me lokale afariste, biznese marramendëse, me vetura të shtrenjta dhe luksoze, shtëpi e pallate për lakmi, me “fakultete, magjistratura e doktoratura dhe ligjërues të fakulteteve” dhe po na shesin patriotizëm se ata na sollën lirinë e pavarësinë e shtetit dhe se pa ta nuk mundet Kosova të ndërtojë ardhmërinë!? Shpesh pyes veten se çka u bë me idealet dhe shpresat e këtij populli dhe rinisë së saj!?

Ky shtet nuk ndërtohet me njerëz të kalibrit të tillë, të pasuruar mbi kurrizin e këtij populli, nuk ndërtohet duke rrahur gjoks për angazhimin e tyre në luftën për liri, por as duke kaluar heshturazi mbi gjendjen në të cilen jemi katandisur. Sot se jemi shteti i vetëm në Evropë, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizim lirshëm. Kjo fletë shumë! Kjo është padrejtësia më e madhe që mund t’i ndodh këtij populli! Këtij vendi i duhet një klasë e re politike, një stil kroat i qeverisjes, një klasë politike që duhet të ndërtojë shtetin mbi bazë të sundimit të ligjit, të hapjes së perspektivës ekonomike, arsimore, kulturore, ndërtimin e shtetit mbi bazën e parimeve të njohura demokratike, mbi bazën e angazhimit parimor profesional të shtetndërtimit, krijimin e mundësive të investimit të kapitalit të huaj dhe të njerëzve tanë që afarojnë suksesshëm në botë dhe mbi bazën e një morali të ri (që populli shqiptar ka traditë brez pas brezi) dhe mbi bazen e dashurisë për këtë vend e këtë popull.

Duhet të kthjellemi, duhet të vetëdijsohemi se të ardhmen mund ta ndërtojmë vet dhe nuk na dhuron askush.

Le të zgjedhim një klasë të re politike dhe të ecim drejtë Evropës dhe qytetërimit bashkëkohor. Këtë mund ta bëjmë, nëse nuk nisemi nga interesat personale e të çastit, por nga interesat e përgjithshme, ku gjen vend edhe interesi i secilit dhe perspektiva e zhvillimit të vendit dhe popullit./rajonipress/