Receta për lëngun që “gjunjëzon” të gjitha sëmundjet sezonale

Të gjitha nevojat ditore për vitamina dhe minerale dhe substancat e tjera mund t’i konsumoni nga një gotë e vetme, e cila forcon sistemin imun dhe mbron nga sëmundjet sezonale.
Përbërësit:
1 mollë, 1 dardhë, 1 trangull të freskët, 1 xhenxhefil, 1 grusht me gjethe spinaqi të freskët, ½ selino, ½ e karotës, 1 grusht lakër jeshile, ½ e panxharit, 1 rriskë ananas, 1 pjesë brokol, 1 kungulleshkë, 1 pastinak, 1 kopër, 1 rriskë spec të kuq, 1 rriskë spec të verdhë, transmeton Kosova Sot Online.
Përgatitja:
Pemët dhe perimet i lani mirë, i pastroni dhe i përzieni në blender dhe ia shtoni pak akull.
Përse ta konsumoni këtë përzierje?
Aty gjenden vitaminat A, B, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Përmban beta karotinë, kalcium, hekur, magnez, mangan, zink, selen, natrium, fosfor, kalium, squfur, bakër, krom dhe bakër.
Kujt u sugjerohet?
Personave që shërohen prej gripit sezonal, ftohja dhe virroza, atyre që e kanë tepruar me alkool apo me pije të ëmbla, dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i dërgojnë në organizëm substancat e nevojshme ushqyese.
(Kosova Sot)