Fundamenti

Realizohet një intervenim i rrallë dhe i suksesshëm në Spitalin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Specialistët e ORL-së nën udhëheqjen e Bajram Shaqirit dhe me asistim të Beqir Abazit dhe Nazmi Eminit, kanë kryer një intervenim të suksesshëm, por shumë të vështirë te një pacient me një masë tumoroze në regjionin e qafës.

Sipas Selami Kurteshit zëdhënës i spitalit të Gjilanit tha se intervenimi kirurgjik është bërë Parafaringeal në qafë, që gjendet mbrapa enëve kryesore të gjakut në qafë. “Janë përparuar dhe larguar enët dhe nervat, për të depërtuar deri te masa e cila ka qenë e madhe sa një grusht dhe ka depërtuar deri te baza e kafkës”.

Mobi Casa

Kurteshi tha se intervenime të tilla janë mjaftë të vështira për t’u kryer edhe në qendrat e mëdha dhe të specializuara, por duke i falënderuar përkushtimit dhe aftësive profesionale të mjekëve tanë, intervenimi ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë./rajonipress/