Fundamenti

Reagon Kushtrim Kadriu: A ka Zot shtëpie ky Gjilan….…?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kushtrim Kadriu asamblist komunal ka prezantuar disa foto ku shihet papastërtia në qendër të qytetit në Gjilan. Kadriu ka shkruar dhe pyetur njëkohësisht:A ka zot shtëpie ky Gjilan ndërsa ka thënë se pamjet janë nga qendra e qytetit.

Kushtrim Kadriu gjithashtu ka shkruar edhe për ndërtimet që po bëhen në tokat bujqësore.

Postimi i plotë:
Të ndalet ndërtimi në tokat bujqësore të Gjilanit
Gjilani njihej në regjionin ton si njëra nga komunat që e kishte shumë të zhvilluar bujqësinë, dhe si rezultat i kësaj kishte edhe fabrika të cilat e merrnin lëndën e parë këtu. Pas luftës, si pasojë e moshartimit të një rregulloreje për mbrojtjen e tokave bujqësore nga komuna dhe si pasojë e shkurtpamësisë së qytetarëve, tokat bujqësore u shkatërruan duke u ndërtuar mbi to. Ky është dëmi më i madh që i është bërë Gjilanit në lëminë e ekonomisë duke e lënë Gjilanin pa bukën e tij.

ARKATANA

Kërkoj që me urgjencë të iniciohet rregullorja për ndalimin e ndërtimit në tokat bujqësore dhe të ngritet një komision hetimor mbi disa ndërtime që janë bërë në tokat më të mira bujqësore, siç janë përgjatë rrugës Gjilan- Bujanoc.

Nëse vazhdohet kështu, do të kemi problem të sigurojmë ndonjë kilogram miell e lëre më të mbulojmë konsumin tonë. Duhet që me urgjencë të reagojmë në mënyrë që të shpëtojmë aq sa mbetur pa u shkatërruar.
Kushtrim Kadriu,
Asambleist e Lëvizjes “Vatra”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.