Fundamenti

Reagon Hoti pas mosmiratimit të Rezolutës për dialogun: Për çfarë të flasim tjetër nëse nuk pajtohemi në këtë pikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti pas mosmiratimit të Projekt-rezolutës së propozuar nga partia e tij lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ ka thënë se nuk kanë më se çka të flasin nëse nuk pajtohen për këtë pikë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook tha se as Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

“Kjo është pika e rezolutës e riformuluar:

‘1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme.

Eco Higjiena

As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës’.

Kjo është Rezoluta që nuk u mbështet. Për çfarë të flasim tjetër nëse nuk pajtohemi në këtë pikë bazike”, shkruan Hoti.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projekt-Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.